Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritMusa Jupolli-Marsi i Dardanisë

Musa Jupolli-Marsi i Dardanisë

Marsi i Dardanisë

Qe dyzetë e dy vite n’ udhëtim
N’ ëndrren tënde Dardani
E sa shekuj para kësaj epoke të re
Ku ta marrë atë guxim ta them një fjalë
Jam tujë pritë nën një hije
Vetminë e kam ngushëllim


M ‘kaluan vitet në mërgim
N ‘pritjen tënde shpirti më digjet
Si shqiponja n ‘ato male fluturim
N’ vargje t ’mia fjalën peng


Kur dëgjova se n’ hapa t’ mi
Je nis me ardhë
Dallgë deti me përfshinë
N’ udhë të mërgimit pa adresë


Lisit lotin tim ia lash
Një libër dhe një fletore
N ‘amanet nxënësve t’ mi
Kur Flamurit t’i bie pluhur
Me lotin tim
Lane Flamurin e Gjergjit


Dardani n ‘udhëtim jam
Nga Mesiana n’ Çamëri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT