PARATHËNIE POEZIA NUK LEXOHET POR NDJEHET Duke u nisur nga fakti se letërsia poetike, arti në përgjithësi, ka qenë dhe vazhdon të jetë një vendtakim midis shpirtit të autorit dhe shpirtit të lexuesit, mund të konkludojmë, se takimet me poetin Enver Sahitin po shpeshtohen, mua më duket, se Enverit, i është zgjuar muza, ai pas dorëshkrimit që nxorri në dritë vitin e kaluar, ‘Drithërimë jete’, tash na vjen me një freski tjetër verore, me dorëshkrimin poetik “Lotët mbi buqetë” që na vjen si një ftesmë e heshtur, një dorë e shtrirë, ftesë për të hyrë në botën e tij artistike, në një univers emocionesh, që lexuesve mund të ju duket si një pasqyrë poetike ku secili lexues e sheh dhe gjen veten. Dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, do kemi edhe takime tjera. Libri është ndarë në pesë kapituj tematkë: • Lotët mbi buqetë, me gjithsejt 11 poezi; • Zgjimi, me 27 poezi • Moj Kosovë, me 17 poezi • Këngë Dardane, me 10 poezi si dhe • Rrënoja, me gjithsej 2 poezi. Pra, përmbledhja ‘Lotët mbi buqetë’, përmban githsej 67 poezi. Që në titullin e librit, autori na e jep çelësin interpretues, përmes dy figurave kyqe: “Lotët” dhe “buqeta”. Dy imazhe që në dukje nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë – njëri lidhet me trishtimin, tjetri me gëzimin – por në të vërtetë krijojnë një kontrast të thellë simbolik. Buqeta është dhurata, lule e jetës, aroma e dashurisë; loti është brenga, mungesa, dhimbja e fshehur. Kur ato bashkohen, krijohet një estetikë e re: një bukuri e trisht, por shpresëdhënëse. Poezia e Enver Sahitit është në thelb poezi dashurie, por jo në kuptimin e thjeshtë dhe idilik të fjalës. Është një dashuri që dhemb, që mungon, që ruhet si kujtim dhe rikthehet si mall. Në disa raste e pafajshme dhe e zjarrtë; në të tjera është dashuri e pjekur, që tashmë ka shijuar edhe plagët e ndarjes. Natyrës i jepet një rol i veçantë në këto poezi. Lulja, buqeta, shiu, dielli, era – të gjitha nuk janë thjesht elemente, simbole stilistike zbukurimi, por shndërrohen në gjuhë të shpirtit të autorit, Enver Sahiti. Vargjet e tij janë të shkurtra, por të ngarkuara me figuracion. Nuk është rimimi i jashtëm ai që krijon muzikalitetin, por përsëritja e fjalëve kyçe dhe ritmi i brendshëm i ndjenjës. Fjala “ë”, “buqetë”, “lule”, “aromë” përsëriten si refrene, duke krijuar një muzikë të brendshme që e bën leximin meditativ. Në këtë mënyrë, poezitë lexohen më shumë si psherëtima të shpirtit, si lutje intime, sesa si deklarata të forta retorike. Një element i rëndësishëm është se Lotët në këtë libër nuk janë thjesht shenjë trishtimi. Ata shndërrohen në perlë, në imazh estetik. Poashtu temë tjetër bosht e librit, është atdhedashuria, që përshkon shumë poezi, që shquhen për sinqeritetin, për thjeshtësinë e dukshme dhe njëkohësisht për ngarkesën e tyre figurative. Ajo nuk kërkon të tronditë me konstruksione të komplikuara, por me emocion të pastër. Është një poezi që lidhet me traditën e lirizmit shqiptar, por sjell një zë të vetin, të njohur për delikatesën dhe për përzierjen e dhimbjes me bukurinë. Ku vend kyq zënë edhe temat për familjen, vendlindjen, atdheun, si ideal më i lart për autorin. Në fund, “Lotët mbi buqetë” nuk është thjesht një përmbledhje poezish dashurie. Është një filozofi e jetës së brishtë. Është një mënyrë për të kuptuar se asgjë nuk është e pëë në vetvete: gëzimi është më i thellë kur e dimë ç’është trishtimi, dashuria është më e fortë kur dimë ç’është mungesa, lulja është më e bukur kur mbi të ka rënë një ë. Kështu, lexuesi nuk e përjeton këtë libër vetëm si estetikë, por si përvojë të vetën. Secili gjen në këto poezi lotin e tij dhe lulen e tij, të bashkuara në një buqetë që autori na e dhuron me zemër të hapur. Ky libër është një dhuratë e çmuar, një ftesë për të parë jetën përmes syve të një poeti që beson se edhe dhimbja mund të jetë e bukur, se edhe loti mund të ndriçojë, se edhe buqeta mund të mbajë mbi vete peshën e një shpirti njerëzor. Kjo është arsyeja pse këto poezi nuk duhet vetëm të lexohen vetëm, por edhe të ndihen, sepse ndjenja është arti më i madh që mund të na japë poezia. Muzafer Ramiqi Gusht 2025