Gjithmone i jam trembur bukurise se nje trendafili
aromes se nje femre dhe buzeqeshjes se saj
e megjithate, tundimit te tyre askush s’i ka shpetuar
as syte e djaloshit djegur perveluar
Ate lule qe e keput si nje femi capraz
me deshire ti e mbjell ne bahcen tende,
qe te japesh e te maresh pakez dashuri
nuk mendoj se ben mekat apo marrezi
e cmund t’i jape me teper trendafilit, nje njeri
teksa ne mbremje e ujit, derdh mundin e tij
oh c’me tremb ajo mrekulli qe mban emrin, grua
kur dergjesh ne krahet e saj dhe kur thot, s’te dua.