Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Poetes shqiptare në Firence

Namik Selmani-Poetes shqiptare në Firence

Drama e poetes shqiptare është burimi i kësaj poezie.
Nuk ka emër. E nuk ka rëndësi emri saj. Mund të ishte në një qytet tjetër. Mund të ishte në një vend tjetër. Në Athinë, Selanik, Romë, Verona Padova apo dhe në Gjermani e gjetkë.

Jeton shpirtërisht çdo lexues me lodhjen e saj. Me trishtimin e saj. Mbijeton me shpirtin e saj të paepur. Secili kupton se pas jetës së përditshme të kësaj emigranteje ka diçka nga pagjumësia e saj. Ashtu si dhe të shumë grave e vajzave shqiptare në Greqi e në shumë vende të botës. Veç mos e mëshironi aspak! Mooos! Oh, puthjani duart e lodhura poetes shqiptare në Firence! Jepini një pasqyrë të munguar dimrit të acartë që të ngrin Atje, pranë damës plakë në orët e ditëve e të netëve, për ca euro punon, për bukën e fëmijëve sydritë.

Poetes shqiptare në Firence

Nuk të mallkoj as dhe një grimë, o damë e plakur fiorentine
As djemtë e vajzat që të kanë lënë të vetmuar si kërcure.
Veç më dhemb, gjer në thua më dhemb, për poeten fjalëshenjtërie
Që me trupin e bukur në shtratin tënd luksoz, e trishtuar ulet.

E varg i saj ka mall për malet, për detin në Vlorën e bukur
Ka mall për Tiranën, Vjosën, Bunën e Dajtin me pisha
Ka mall për Alpet, për brigjet mitike të Jonit qiellpurpur
Për fjalën e bukur shqipe të derdhur nëpër libra.

Ka mall për zogj që bëjnë orkestër hyjnore mes degëve
Për përkëdheljen e burrit shumë herë të munguar.
Dëgjo, o damë e dhjamosur e Firences danteske
Mësoje këtë kur eurot t’ia vësh një ditë nëpër duar!

Ohhh, nuk ia paguan dot flladin e ngrohtë në vendlindje.
Nuk ia paguan dot dashurinë dhe ninullën që flet shqip
Kur gdhin ditët nën tinguj këmbanash të zhurmshme
Dijeee, se ia ke shtuar poetes shqiptare dhe një thinjë!

Ferri takohet mes kollitjes në atë trup të kërrusur
Po zemra e poetes duket si parajsë e lulëzuar
Dëgjomë, o damë që firmos çeqe me dorën e rrudhur
Jeto dhjetë jetë në fjalën e poetes sylberuar.

Kur të ecni të heshtur me avionë në udhët e largëta yjore
Ku Kashta e Kumtit të duket si livadhi gjelbëror.
O njerëz, puthjani duart e ballin poetes zëqelqore
Ngrini në Monument për vargun e saj ëmbëltor!

Dëgjo, dëgjo, o damë e plakur fiorentine,
E kurrë mos e vyshk këtë lule lëndine!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT