Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Vjen një zë zë prej Çamërie

Namik Selmani-Vjen një zë zë prej Çamërie

Vjen një zë zë prej Çamërie
Qershori është Muaji I Çamërisë. Muaji i Marshimit të Gjakut.
Muaji I fëmijëve pa varr. Muaji i portave të hapura.
Poeti Bilal Xhaferi do të thoshte se në trojet
stërgjyshore atë kohë kullotnin rrufetë”.
Muaji i fitores së Kosovës. Muajii i Besës së Prizrenit.
Muaji I Bashkimit.
Mbase duhet një beslidhje e re e kombit?
Namik Selmani
Ajo, Çamëria, sypërlotura, Princesha e Jonit. Ullinjpavjelura, e heshtura, e paharruara,
ëndrra dhe e prekshmja, vallja meskëputura në sofrën e dasmës, agim dritëmagjia,
dallandyshja krahëkëputura.
Për mallin e saj gjithë simfonitë e botës, me e pa pentagramë duhet të heshtin.
Të vuvosen, thuhet andej kur nuk flet njeriu. Jo si një një ditë mortore.
Jo. Po si një rikthim tek vetja.
Një rikthim te vatra ku s;ka e s’do të ketë mort, po vetëm dritë kujtese
e askurrë trishtim harrese.
Është zëri i fortë në Timpan të Botës që ia kalon një sokëllime malesh
apo tamtamesh të fiseve afrikane që shoqërojnë më tej një valle me lëvizje të çuditshme mes zjaresh.
Është borxhi i pakthyer i historisë. “Lëshoma hisen e diellit” , pat thënë një poet i shquar i shqipes
E dielli nuk ndalet, e dielli nuk shuhet, e dielli nuk blihet, e dielli nuk është bojë vule.

Vjen një zë prej Çamërie
Me një gluhë Perëndie.
Më zgjoj detin gjoksit thellë.
Dora, zemra fort më ther,
Në sokakë ka mbirrë ferra
Pret një gur atje tek dera.


Pret, or, pret një luturvi*
Të vijnë kuajt me ullinj.
Presin brigjet të vijë vera
Që të çelë luleshqerra.
Pret xhami zë ezani.
Pret një gjysh lule te varri
Pret në sofër Osman Taka
Zjarr të ndizet kënga, vallja

.
Pret një shegë që t’i mbledh kokrrat.
Po pret fjala të zgjojë odat.
Ah, ç’më vjen një detë me lotë
Bëj të flë e nuk flë dot.


Si një det që shtyn pamporë
Si një majë me kurorë
Bëj të ha, më mbyt kafshata
Bëhet dita porsi nata.


Kur kujtoj djepin pa foshnja
Shkretëtirë më bëhet bota.
Kur kujtoj furkën e heshtur.
Bëhem gur që nuk ka emër

Mbyllet siri kur sheh dhromin*
Do thaj buzën lart te Kroi
Në Dodonë, te Gur i Lashtë
Çamëria rron e gjallë.
Në Arpicë do të flas çamçe
Me gjithë nipërit mund tufane.


Do t’i lutem fort një zogu
Të më sjellë farë borziloku.
Në ca vazo shkallë më shkallë
Të mbjell vetë manxuranë.
Do t’i them çdo nipi, mbese
Fjalët-o si amanete

.
Të më gjejnë një dallandyshe
Të më flasë ca fjalë ndryshe.
Të më marrë në sqep në krahë.
Të më shpjerë varr më varr.
Të më shpjerë-o gur më gur
Në sepet të kërrej flamurë.


Varr i gjyshit si në ëndërr
Është pengu që zgjon këngën
Prushërimë që rri pas hirit
Jo, nuk shuhet vit pas viti

.
Çamëria, djep i ëndrrës
Rri e gjallë në sup të këngës.
*luturvi (Dialekt.) -mulli vaji
*Dhromi ( dialekt) –rrug

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT