GJUHA E MËMËS.
Në vendin tim ligjin bën i pa dituri,
i dituri hesht, jo se s’mund të flasë,
ka humbur të drejtën, fjalën, ligjet,
dhe gjjuhë e mëmës, në rrezik të humbas.
Kur flasin parlamentit, i keni dëgjuar,
ç’gjuhë të njollosur, ç’ gjuhë të përrlyer,
dy fjalë rinia shqip, me zor i flet sot,
me u duk i mençur, me u duk me dije.
Tash e tridhjetvjet në mërgim unë jam,
shumë e dua Atdheun, me dhimbset gjuha ime,
kur flas shqip, greqisht dikush ma kthen,
dhe në gjuhën e huaj mi dërgon urimet.
Për gjuhën time luftë u bë në shekuj,
me atë gjuhë të ëmbël folën Perënditë,
nga Olimpi i lashtë, vë veshin e dëgjo,
dhe drurët e malit flasin pellazgjisht.
