Koktejl dashurie.
Ajo kthehej nga takimi,
në dorë mbante një trëndafil,
sikur e puthte, sikur u fliste,
petaleve erëmirë.
Akoma ishte si e “dehur”
(të deh koktejli i dashurisë),
ata dhanë me qindra puthje,
dhe një plot zjarr për lamtumirë.
Dhe nesër po nët’ njëjtin vend,
ata e lanë takimin,
e dorë për dore shend e verë,
takim e pas takimi.
Shkuan vitet e si dy zogj,
ngritën folen e tyre,
me ura zjarri, me koktejl
me puthje trëndafili.
