Mbrëm hodha jorganin me pupla ,
se ndjeva ca ethe që s’mu ndanë ,
kur në sheshin Omonia një lypse plakë,
me një batanie të pistē hedhur krahëve,
bërë qullë,
rrëkeja e shiut e vuri para,
si vë dallga të vjetrën varkë .
Me duart e saj tē holla ,
si degë pemësh tharë,
që vjeshta i ka çveshur nga gjethet,
përdhe i ka flakë,
mundohej e ngrata të mbahej dhe përsëri lypte,
nëpër qoshe pallatesh që vinin era shurrë,
ku prostitutat prisnin,
“lëmoshën” e ndyrë,
të ndonjë gjyqtari ,bizesmeni a pijaneci të marrë.
Mbrëm nuk më zuri gjumi gjithë natën ,
lypsja e gjorë s’më ikte nga mend,
kërkonte lëmoshë,
ndonëse unë çka kisha në portofol
të gjitha me shpirt ja dhashë,
dhe një pallto ,një batanije , një pjato gjellë të ngrohtë.
Po një strehë ku t’ja gjeja ,
një dhomë të vockël ,të vogël ,
sa të fuste kokën,
e gjora plakë?!.