Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj -Plagët e shpirtit.

Nasia Xhemalaj -Plagët e shpirtit.

Plagët e shpirtit.

Plagët janë të vështira për tu mbyllur,
plagët e trupit mbyllen më lehtë,
mos e dhëntë zoti plagën morte,
se ajo të godet e të merr jetë’.


Plagët e trupit, të lehta e ca të rënda,
shërohen dalë e ngadalë,
me plagët e shpirtit nga zhgënjimet e jetës,
dylufton sa në këmbë je i gjallë.


Lumturia e mrekullitë që sjellin çastet,
plagët e shpirtit mjekojnë e kur vet bëhesh mjek,
fyt më fyt kacafytesh mes tyre,
në xhunglën me “kafshët” e veta,
që plagë të qesin një jetë.


Por njeriu thyen hekura me dhëmbë,
shëron një plagë e tjetrën mjekon
vdesin e lindin agime të reja,
që dritën u rrëmben dhe në këmbë sërrish të çojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT