Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj-Qershia në kopsht.

Nasia Xhemalaj-Qershia në kopsht.

Qershia në kopsht.

U poqën qershitë më the e mbi prehër me ule një shportë të vogël,
a shkojmë t’i mbledhim vathëzat tufatore të kuqet si buzët e tua,
pastaj i provojmë dy e nga dy,
njëherë t’ja ndjej të amblën shijen unë e mbasandaj ti…?!


I mbushëm shportat , u ulëm në hije të qershisë,
ta cika tek buzët një vathë qershizë dyshe,
pastaj rrëmbyeshëm më puthe,
si dallga që puth bregun me furi ,
dhe mbi buzë me vure qershinë e kuqe.


Ti luajte me qershinë e me mua ,
më pëshpërisje tek fikeshe e ndizesha si një far,
si një kandil përherë i skuqur në kodrat e shpirtit,
ndezur nga zjarrmi i dashurisë tonë,
se jam më e ëmbël se qershia e kopështit tonë….


Ka vite, kjo lojë na deh e na lumturon,
si verë e ëmbël kur e pimë,
ndonëse vitet ikin e qershia në kopsht po vjetërohet,
ajo lulëzon enkas për ne të dy…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT