Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj-U NDAMË.

Nasia Xhemalaj-U NDAMË.

Më ndanë nga Atdheu im,
nga detet nga tokat e mia,
nga brigjet e bukura të Jonit,
ku ulen ylberet me ngjyra.


Më shkulën nga vendi im,
u ndava nga tokë e begatë,
e mbrujtur me gjakë të luftërave,
toka Amë e ëmbël mjalt.


U ndava nga pulëbardhat e Jonit,
nga zgalemët, zogjtë e detit,
u ndava nga zogjtë e tokës,
që fluturim morën kurbetit.


U ndava nga motra ime,
na ndajnë shtatë male e dete,
u ndava nga vëllezër e nipa,
nga zemra e nënës me derte.


U ndava nga pragu i shtëpisë,
nga krahët e nënës u ndava,
këndoj si një qyqe, në mërgim.,
mallin që zemrën më shtrydh.


Mësova një gjuhë të huaj,
dhe shkela vende të bukura,
por vendin dhe gjuhën s’harroj,
si një far më ndrijnë zemrën.


Jam një grusht i vetëm,
një zë që shuhem në erë,
ktheni kokën pas vëllezër,
se askund nuk gjen Atdhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT