Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia-Ciganes

Natasha Ilia-Ciganes

Ciganes

Cigane zeshkane e bukur,
Me vëthë të varur në vesh,
Në merak të madh më ke futur,
Miklues sytë e mëdhenj të zes.,


Ah ti trurin nga mëndja më heq,
Me shaminë flokët e pakrehur mbledh,
Tumanet e gjera të mbulojnë këmbët,
Bluza me lule të kuqe të fsheh llërët.


Cigane e bukur,me flokët gërshet,
Jeta jote e vështirë është vërtetë,
Ecën me këmbët e zbathura,pa siklet,
Kalitur je në të ftohtë e të nxehtë.


Kasollja a çadra ku ti banon,
As e ftohtë e as të ngron,
Ecën ti ,nëpër rrugë as të bëhet vonë,
Zgjat dorën lëmoshë kërkon.


Turp ske dhe pse të përbuzin,
Krenare ecën ,e pandrojtur je,
Të bardhët përpiqen të të ulin,
Por ti shpirt ,shpirt të lirë më ke.


Dëgjoja këngë e muzikë cigani,
Dikur dikur kur isha e vogël fëmi,
Me mandolinë e def argëtoheshin,
Tërë natën këndo e kërce në erësirë.


Është raca më endacake në botë,
Mjeshtër zanatçinj të klarinës,
Po kur kërcejnë ciganet oh o zot..
Cigania ime që njoh yll si balerinë.


Jetojnë më shumë në mjerim,
Kanë këngët zakonet si çdo njeri,
Shoqëria i shikon me përçmim,
Çuditrisht i pëlqej,janë njerëz të lirë…


Janë njerëz të lirë….!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT