Kam harruar të ëndërroj..
Jam bërë e tulatur e ndrydhur. .
Gëzimin e fsheh e mbuloj..
Arteriet e zemrës mbyllur..
Ndaloj e i kam vënë pikëpyetje shpreses..
Cepat e zemrës më zunë merimanga
Trupit i mbylla dyert e vogla, të jetës..
Çudi në mes rrugës befas u shtanga…
Trishtimi më zaptoj si muzg afër terit.
Po ndjeva se duhet të lë dritën e diellit .
Të më hyj brenda qënies spektri i ylberit..
Të më pushtojë si retë pambuk të qiellit
Aromat e pranverës të më ringjallin..
Luleve me ngjyra tju marr bojë..
Gjelbërim shpresë e verdhë për kontrastin
Të roztën të kuqen ndjenjat ti zgjojë
E shtrirë në rërën e ngrohtë të detit…
Pranë valës së kripur që përpëlitet..
Shoh me sytë menduar qiellin..
Shikoj ëndrrat si pulbardhat s’ heshtin..
Kthehem drejt dritës forca ripërtërihet
Ëndrrat çfaqen si ëngjëj me djajtë kacafyten. ..
