Kush ti puthi ato buzë.
Kush ti puthi ato buzë
Cilin djalë dogje si prush
Buzë bukura trëndafil
Kujt zemre vure fitil
.
Buzë bukur dhëmbë inxhi
Kush ti puthi me pahir
Bëre sikur nuk doje
Buza jote mjaltë në hoje.
Zemrën ti seç ma dogje
Syzeza vetulla hënë
Shpirtin ma përvëlove
Si diell koriku rënë.
Vështrimin e ke të rëndë
Puthjen zjarr prushërimë
Në dilemë më ke vënë
Gjoksi mu nxeh flakërimë.
Kush ti puthi buzë e faqe
Kë godite si shigjetë
Buzë erë manushaqe
Që marrose tërë djemtë.
Po ti zemrën ma grabite
Buzë bukur puth me afsh
Buzë nxehta si simite
Më more më qafë më qafsh.
Puthjen e parë të rëmbeva
I pari unë që të putha
Ankthin ndrojtjen kapërxeva
Ah ç,puthje më dhe ti mua.
Unë putha buzët e kuqe
Buzë qershi gliko e ëmbël
Më the je djalë me huqe
Zjarmi në trup kish rënë……..
U përkula unë në gjunjë
Të dua thashë për nuse
Si femijë goxha burrë
PO …në…ma ktheve me puthje………!!
