NJË DITË!!
Një ditë më fyejte,fjalë të këqija më the..
Buzë detit vrapova thellë e lënduar..
Ngrita zërin e të bërtita pronë s’më ke..
Largohu nga mua ti kurrë s’më ke dashuruar..
Ndoshta do jem një ish e dashura jote..pa emër..
Një imazh i braktisur në sfond në harresë..
Thjesht, zhduku nga sytë këmbët se mu bëre ferrë…
Ti je një (anonim)që paturpësisht më preve në besë..
Shpesh do të kujtohet puthja e takimi i parë..
E di që ke gabuar..e do psherëtish i përmalluar.
Do rendësh në kujtime,vende ku kemi qënë bashkë…
Sa për mua do jesh një kryq…një fantazmë e harruar.!!
