Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia-RRËZUAR PËRTOKË

Natasha Ilia-RRËZUAR PËRTOKË

RRËZUAR PËRTOKË
Më erdhi zali..mu morën mëndtë..
Rrëzuar përtokë trupi po mërdhin
Dheu ku kam rënë bie erë të rëndë
Toka akull e ftohtë trupi po më ngrin.

.
Nga lufta e gjatë nga një bombardim..
Mu vranë dy prindër mbeta jetim
Asnjë smë jep dorën qan shpirti im
Kjo luftë e ashpër më solli veç hidhërim..


Jetimit të shkretë kush ti hapë derë..
Zgjat dorën e vogël e kërkon lëmoshë..
Ku e zë nata e dita bie që të flerë…
Që të mos ketë uri po shpirtin ka bosh.

.
Kjo luftë e zezë më prishi fëmijrinë..
Anembanë fshatit sirenat ulërijnë..
Pa strehë kam mbetur më dogjën shtëpinë
Lufta që po bëhet do zhdukë njerinë…

.
Këtë luftë barbare kurrë s’do harroj..
Kurr bombë avioni fshatin bombardoj,
Na shuan të gjithë me farë e soj…
Edhe pse i vetëm unë do mbijetoj..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT