DHËMBTHER
Ç’ka, se, s’është “ Adriatiku “
Buzë detit zemra plot…
Dashuritë që më rrethonin
Ç’ më paske dashur , o Zot!
…
Puth djalin e fluturoj
Qafos vajzën belbëzoj…
Malli shpirtit gurëzuar
Fjalëzat ç’m’i gjysmëzoi…
Jo…, se, s’e njoh Shqipen mëmë
As e aftë në ligjërim…
Por më dhëmbther dalldizemra
Buzë detit
në emigrim!…
