nga thellësi e shpirtit
lutje, pëshpëritje
torturë, moj “ pseee… “
si, s’të gjeta zgjidhje?…
lodhesh kot, hamendësime
speciale, nuk piketohem…
jam si muza e poetit
ku s’e pret , aty formohem…
për ty , s’është… s’e jam e para
nëpër botë , ku s’kam qëndruar…
të tri gërmat me pikëpyetje
pa limit m’i kanë lakuar…
paqe , o njeri, me mua
jam ekuacion pa zgjidhje…
a, nuk je grimcë e grimcës
ti, të gjykosh këtë “ lindje ” ?…
