NDËR VENA
Pse të shoh të sëkëlldisur, qejfin mbetur, a s’më thua?..
Ti…, që gurin bën me gojë, s’gjete dot, dy fjalë për mua??!!..
Mos – mos…më quaj “ bukëshkalë “ shenjtëria Poezi …
Guri – druri qajn’e qeshin, pak nga unë, më shum’nga Tiii
…
Sa herë “ shkelma “ më ke hedhur, thikën palcës rrotulluar
Gjakun vrushkull me shpërthime, pastaj vargun e ke shtruar….
Dhe bërtisje të vërtetën, grimc’u bëftë gjithësia,
Kockën ta birëzoj dhimbja, aty buis mrekullia, mrekullia…
“ Lehoni “ ç’ma bëre jetën, herë katrenë – herë tercinë…
Ç’i do fjalët poezi??… Kur ndër vena më lëvrin!…
