Wednesday, October 29, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Limaj-O,I MADHI ,DRITERO.

Natasha Limaj-O,I MADHI ,DRITERO.

O,I MADHI ,DRITERO.

C`është ,ky varg që më rrëmben,
Sa të pash ,o “Pelegrin”,
Po ,kjo,rima në katrena,
Tetërrokshin ,si e përpin?!…

Cili më qartë i këndoi,
Jetës ,mundit të Shqiptarit?!…
Më natyrshëm ,kush e solli ,
Gojëzimin e ugarit?!…

O,poeti Devollit…
Ty, që shpirti të gufon,
O ,më shumë,më shumë se ti ,
Tokë e njeri , kush i çmon?!…

Përzier në vargun tënd,
Dalloj ballin e djersitur,
Të fshatarit ,të punëtorit,
Deri kockës rraskapitur.

Eh ,sa shumë më drithëron,
Embël ,butë,lehtë,kur flet,
Për natyrën,nuk dallohet,
Endërr është,a e vërtetë?!…

Limfën e jetës ngërthyer,
Në të gjitha dimensionet,
Eh ,o artisti ,Menkulas,
Ç’m`i lëngëzon emocionet!…

Poezinë e shugurove,
Me kurorë mbretërore,
Ishe ti,që e radhite,
Denjësisht në bashkëkohore.

E ngrite në pjedestal,
Sa e ndjeu dhe Europa,
Herë – herë lëshon pasthirmën,
Bravo!…Shqipja me dy koka.

A, s`të dukem foshnjarake?…
Të vlerësoj, ç`merr poezia,
Nga gurra jote, thesar,
Ku gjallon krijimtaria…

O,i madhi,Dritëro!…
Falma ti..,përçartjen time,
S`kam ç`i bëj, jo… vargut tënd,
Që trëndalis muzën time!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Thomas Hood

Poem by Edgar Allan Poe