SHEQER
Oh, ç’më dhëmbi , më shajtoi
Oh zot, ç’e deshe “ Adamin “?!..
Im atë me fjalën e ëmbël
Manar e bënte dhe “ djallin “…
Pse më shtyn të mëkatoj
T’i bëj tok, në një kazan…
Jetën të tërë me frazën
– sa zili ta kam vëllanë!
…
Mos më bëj të lëshoj zërin
Të shkoq të hidhurat fjalë…
Grop dërras’ e kraharorit
Lumthi ne, për këtë djalë…
Ç’u këputa të të “ fshihja “
Ndonjë dhe do të zbulojë …
Ambrozi që derdha vargut
Sheqer ta bëft atë gojë!…
