SOT KA DITËLINDJEN NAIMI
Sot ka ditëlindjen* Naimi *, muza ime flakadan,
Kërkon fjalën më të ëmbël, të ngjiz varg për k’të Vigan….
Sot ka ditëlindjen *Naimi *,Ai që e tundi dhenë,
Me frazën e shenjtëruar , “ Qysh e le qengji kopenë…
Si sot, ka lindur * Naimi *, gurthemel’ i Shqipërisë,
Ai që i përjetësoi , dhe gërxhet Arbërisë….
Si , sot ka lindur * Naimi * tjetër , si ai nuk leu…
Që e ngopi atë shpirt me trimëri * Skënderbeu*….
Sot ka ditëlindjen * Naimi *,Ai që edhe mërguar,
Vargun thur për mëmëdhenë, gjak e lot, e drithëruar….
Sot ka ditëlindjen * Naimi *që e ndezi kohën zjarr,
Amanet , gjuhë dhe troje , o i bukuri Shqiptar….
Si sot ka lindur * Naimi * ,të gëzojm’ e të lodrojmë,
* Mendjendriturin* shqiptar përjetësisht ta kujtojmë!.
