Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve E,F,G e H. Kjo xhiro njëherësh pritet të jetë edhe vendimtare për fatin e disa skuadrave të mëdha. Juventusi dhe Milani i kanë të obligueshme fitoret sot për të mbetur në garë për kualifikim eventual
Xhiroja e pestë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve pritet të jetë vendimtare.
Sonte do të luhen ndeshjet e kësaj faze në Grupet E,F,G e H.
Dy gjigantët italianë, Milan dhe Juventus i kanë të obligueshme fitoret sonte në duelet përkatëse, nëse duan të mbesin në garë për t’u kualifikuar tutje,.
Rossoneri” e shohin veten në vendin e tretë në Grupin E, shkruan “Gazeta Express”.
Ata do ta vizitojnë Zagrebin, ku i pret Dinamo vendëse.
Me një fitore eventuale, Milani do t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Në të kundërtën, në vazhdim të sezonit mund të garojë në Ligën e Evropës.
Kuqezinjve do t’ju bënte nder edhe një barazim ose një fitore e Chelseat ndaj Salzburgut, për ta shpresuar pozitën e dytë që çon tutje.
Aktualisht, anglezët i prijnë grupit me 7 pikë, një më shumë se austriakët.
E punët edhe më keq se Milani i ka Juventusi.
“Zonja e Vjetër” është e treta në Grupin H me vetëm 3 pikë nga 4 ndeshje.
“Bianconeri” i kanë 5 pikë më pak se kryesuesit, Paris Saint-Germain e Benfica.
Juve duhet t’i tregojë sonte dhëmbët për ta mundur Benfican në Portugali.

