Tuesday, January 20, 2026
BallinaVitrina e libritNaxhije A Gashani-VALIXHET E SË NESËRMES

Naxhije A Gashani-VALIXHET E SË NESËRMES

Sot është e mërkurë
Valixhja e së enjtes
nuk mbushet sot

Një e di se sot është ftohtë
nesër mund të rrezojë diell
por prap s’e di udhëtimin tim

Andaj e lashë
Më mirë po eci mbi këtë çast
Ngadalë ngrihem e ngihem bukë
Shkruaj një varg nga dritarja
e të sotmes

E mërkurë
Dhjetor
Prapa xhamit resh dëborë
Atje shtëpia përballë nesh
ndezi dritat
Edhe unë këtu ka kohë
ndezur kam

Tërë ditën e lume
enda tezgjahut të mërkurën
për hiçmosgjë
sall për ta kuptuar të enjten

Medet
Si s’u mësuam kurrë me veten
Sa pak e njohim
Jetën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT