Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritNderim poetik për Baballarët në Ditën e tyre -Namik Selmani

Nderim poetik për Baballarët në Ditën e tyre -Namik Selmani

Që nga qershori I vitit 1910 Amerika e ka celebruar një ditë për baballarët. Është një plotësim që shoqëria amerikane në forma të ndryshme bën Buqetën e Urimeve për të gjithë familjen me Ditën e Nënave, Ditën e Gjyshërve, Ditën e Fëmijëve, Dita e Vëllezërve.
Father’s Day Dita e Babait është një ditë për të nderuar atësinë dhe lidhjet atërore, si dhe ndikimin e baballarëve në shoqëri.
Ajo mbahet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës në të gjithë vitin, shpesh në muajt mars, maj dhe qershor.
Përherë në fëmijëri Simbolika e dashurisë së babait është mbajtja në kaliqafë në një rrugë të gjatë. Edhe kur rritet fëmija mbetet po ai motiv mbështetjeje.
Ooo, Mos më thoni që të bëj pyetjen naïve se kush duhet më shumë se cila ditë është më e pritur e babait apo e nënës.
Dikur, teksa shkëputeshim nga fustani i nënës apo nga duart e saj që na mësonte të hidhnim hapat e parë shihnim me sy të ngazëllyer babain. Mbase dikush do vraponte t’ia fshinte djersët e punës së gjatë e të lodhshme. E ia kemi falur edhe ndonjë pëllëmbë të lehtë që na jepnin për gabimet fëmijërore që bënim ani se shoqëritë demokratike mund ta gjykonin për cënimin e të drejtave të njeriut.
Dikush nga ne do i jepte shpejt këucët kur ai do dilte për të pirë kafenë.
Ia dëgjonim këngën e krenoheshim me ta.
Një ditë lur uleshim me ta në sofër kishim kapur majat më të larta të maleve të jetës.
Eh!…
Dikush atëherë dhe sot kur nuk i ka më gjalla ata thoshte dhe thotë se baba ii tyre ishte më i miri në botë. Besojeniii!

Ashtu si bëjmë gabimisht në një sprovë gati qesharake kur pyesim një fëmijë se kë do më shumë nënën ose babain. Familja shoqëria brezat I kanë dhënë vendin e tyre secili në atë harmoni universale.
Fare natyrshëm poetet thurin vargjet për ta Kompozitorët bëjnë këngë.
Telajot e ngjyrave sikur këndojnë për ta.

Sot shumë nga ne janë prindër, baballarë, gjyshër. Një kartolinë e shkruar me një shkrim fëmijëror të mbesës katërvjeçare sot është sa mijë tollumbace që fryhen e shpohen. Vështirë të gjykish saktë në prindërimin ( jo prindi numër 1 e prindi numër dy) nga anon kandari
Se dhe nënat kanë patur një baba një burrë që iu qëndronte në krahë.
edhe shteti ka menduar se nëse një bashkëshort kur vdes pensioni kalon në anën tjetër
Eh, sot nuk ka shumë filozofi
Falmëni për një meditim sa njerëzor aq dhe hyjnor për ta.
Vërtet ka pak mall për ata që nuk i kemimë e lulet na vyshken në duar ose shumë shumë kur kemi munndësi ia dërgojnë të shtëpia e përjetshme.
gëzojmë që bijtë tanë nanë bërë baballarë e vetëm ne e dimë se sa gëzojmë për fëmijët e tyre që na kanë dhënë titullin GJYSH
Po lulet e zemrës për ta janë përherë të freskëta
PO mos harroni, ju lutem sot është Dita e Baballarëve. Kujtojeni këtë ditë e nderoni ata që i keni në sup, në krah apo edhe në ditët e ftohta të pasjetës.
Le ta nderojmë me një borxh fjalësh që është më modesti në këtë kujtesë mirënjohjeje.

Borxhi i Burrit
Kujtimit të Babait

Nuk di
se sa jetë do të jetoj për ta njohur mençurinë
Për atë fjalë
Hesht si mali e flas si udhërrëfyes në muze.
Hapat e pahedhur
Sjellin ende urimin e pathënë në muzg e agim.
Për të shkuar
Atje ku dita vjen erë ndershmëri dhe fjalë e drejtë

Oh,
Nuk e di se ku ta vë fjalen tënde të lisnajtë?
Mbase
Do më duhet të eci dhe unë me të në humbëtirat e ditëve
Një zë –jehonë
Sjell ca tinguj burrërorë, si një fyell i përralltë
Troket
Te një derë e hapur që nuk ka nevojën e trokitjeve.

Në Alfabetin e Drurëve
Do të shtoj ca shkronja për ty me aromë malli
Në bredhërimin biblik
Jeta bëhet si një këngë e pakënduar a e lënë në mes
Ooo,
Më jepni partiturat që të rinis një valle flladi
Për atë
Ardhje nga puna, djersitur gjer te fanella e leshtë.

Ne prekim
Ca shpate jete shumë më të larta se vetë Himalajet
Të ngjitemi
E kurrë të mos lëmë pas mëkatimin e birit.
Hesht
Kur trokëllima e hapave kërkon të prekë majat
Në pritje
Të një dialogu si një rilindje e re e blerimit.

E nuk e di
Se me sa vargje do të shlyej Borxhin e rëndë të Burrit
Shumë më të fortë
Se kreditë bankare për pallate, biznese, pushime.
Larg teje
Jam bërë cifël masati a rrjedhë e re e lumit.
Mbetur
Pas një dritareje ku dëgjoj zërat e largët të një rilindjeje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT