Saturday, December 6, 2025
BallinaKulturëNdërron jetë një nga legjendat e Hollywood, aktori Robert Redford

Ndërron jetë një nga legjendat e Hollywood, aktori Robert Redford

Robert Redford, aktori simpatik dhe regjisori fitues i çmimit Oscar, i cili shmangu statusin e tij si një yll i Hollivudit për të mbështetur kauza që i kishte për zemër, ka ndërruar jetë të martën, mëson CNN. Ai ishte 89 vjeç.

I njohur për rolet e tij kryesore në filmat “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe “All the President’s Men”, Redford ishte gjithashtu regjisor i filmave të vlerësuar me çmime, si “Ordinary People” dhe “A River Runs Through It”.

Pasioni i tij për artin e kinemasë çoi në krijimin e Institutit Sundance, një organizatë jofitimprurëse që mbështet filmin dhe teatrin e pavarur, e njohur për Festivalin Vjetor të Filmit Sundance.

Redford ishte gjithashtu një ambientalist i përkushtuar. Ai u shpërngul në malet e Utah-it në vitin 1961 dhe udhëhoqi përpjekje për të ruajtur peizazhin natyror të këtij shteti dhe të Perëndimit Amerikan.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence