Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit.
Nerazzurrët janë pritës të rivalëve Rossoner në ndeshjen e sotme, e cila do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”.
Ekipi i Simone Inzagit vjen në këtë ndeshje me një seri brilante me shtatë fitore radhazi, ku njëra nga to pikërisht në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Milanit.
Kështu, Nerazzurrët kanë luksin të një barazimi apo humbje me një gol diferencë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit është në një formë aspak të mirë me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku dy takimet e fundit ishin humbje.
