Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritNdoc Gjetja-DESHA

Ndoc Gjetja-DESHA

DESHA

Desha të hyj në zemrën tënde.
U kërrusa, u kërrusa
u bëra lëmsh sa një top
por prapë, e dashur,
zemra jote nuk më nxuri dot.


Ndoshta dhe mund të hyja,
por të them të vërtetën,
unë kërrusur s’mund të rrija
brenda teje gjithë jetën.


Zgjeroje zemrën ti!
Më tepër, më tepër.
Dhe në qoftë se më nxë
do të hyj patjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT