Një market në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë ka qenë cak i grabitjes nga hajnat mbrëmë.
Arkëtarja e marketit ka raportuar se dy të dyshuar e kanë kërcënuar atë me thikë dhe kanë marrë nga arka një shumë parash.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Derisa ankuesja f/k ishte duke punuar në një market, dy të dyshuar duke e kanosur atë me një mjet të mbrehtë ( thikë), i kanë marrë nga arka e marketit një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.