Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeNëna dhe djali 14-vjeçar humbin jetën nga zjarri, fqinjët: Nuk e dimë...

Nëna dhe djali 14-vjeçar humbin jetën nga zjarri, fqinjët: Nuk e dimë si ndodhi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në qytetin e Maliqit. Zjarri që ka rënë në një banesë u ka marrë jetën nënës dhe djalit dhe plagosur rëndë fëmijën tjetër të familjes.

Viktimat janë Merjeme Azisllari dhe djali i saj, Valter Azisllari, 14 vjeç. Në gjendje të rëndë ndodhet fëmija tjetër i familjes, 6 vjeç, i cili po trajtohet në spital. Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 dhe dyshohet se nëna dhe djali kanë humbur jetën nga asfiksia.

Fqinjët e viktimave thonë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk kanë pasur mundësi t’u vijnë në ndihmë, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Nuk e morëm vesh si ndodhi, pamë vetëm një fëmijë jashtë. Erdhi policia dhe aty morëm vesh që kishte të tjerë brenda. Çdo gjë brenda ishte e djegur dhe me tym… Jemi shumë të tronditur…” tha Xheme Kapali, fqinje e viktimave.

Një tjetër fqinje e viktimave, Benereta Pashollari ka theksuar se vajza e vogël ka shpëtuar duke u larguar nga dritarja. Ajo shtoi se familja Azizllari ishte punëtore po ishin në vështirësi ekonomike. Fqinja shton se dy fëmijë të çiftit ishin autikë.

Policia deklaroi se, pasi mori njoftimin, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat transportuan me urgjencë nënën dhe dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Megjithë ndihmën e mjekëve, nëna dhe djali 14-vjeçar nuk arritën të mbijetojnë.
Policia njoftoi se po heton për shkaqet e zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike./Euronews.al/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence