ATY KU MBAROJNË FJALËT
Aty ku mbarojnë fjalët dhe
fillojnë shikimet
jemi unë dhe ti
Dalë nga e njejta drithërimë dhe ngjyrë
nga e njëjta psherëtimë dhe
formë mëkati
nga i njejti mit dhe bashkëkohësi
Trupa dhe rënkime
dëshirimi derdhen mbi format tona
të buta e të lëngëta.
Gjithmonë e kam dashur Evën
por asnjëherë s’kam qenë robinë e saj
fytyrën e Evës e kam parë të shkrirë
nën lëkurë
në një siluetë ëndërrimtare mëkati
Derdhu mbi mua
pëshpërit brënda meje
dhe mbulomë me aroma…
Unë gjithmonë e krijoj veten time
nga peisazhe të qiellta
dhe…
nga një orë që s’egziston akoma.
