BISEDË ME NIPIN NË DISTANCË.
Sa do doja sot të të kisha pranë,/
të të përkëdhelja të të
puthja sytë,/
U bë plot një vit,
që lajmin na dhanë/
O sa u gëzuam,fytyra
na u ndrit/.
Po s’vimë dot o nipçe
rrugët janë bllokuar/
sot ti je I vogël,ke për ti mësuar./
Nëpër telefona,na sheh me çudi/,
pse janë larg këta gjysha,s’janë në shtëpi./
Po virusi egër,nuk na la mor zemër/
të të vimë pranë,të të
mbajmë në prehër/
e nga larg të katër gjyshat të urojnë,/
përvjetorët e tu kurrë
mos të mbarojnë.
Edhe pse gjyshat,sot
me ty nuk janë/
me mënt e me zemër,
aty I ke pranë./
Ti jo nuk je vetëm,
ke mamin e babin,/
ke axhin e tezen,
qe ta nxjerrin mallin.
Sot ty katër gjyshat,
me shpirt të urojnë,/
u bëfsh njëqind vjeç,
u rritsh si shqiponjë/
me mamë e me babë,
i paç gjithmonë pranë/
të kanë si drit syrit,
zemra jote janë.
