Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritNevruz Kareci-NË MOSHËN E DASHURISË.

Nevruz Kareci-NË MOSHËN E DASHURISË.

NË MOSHËN E DASHURISË.

Në kohën kurë themelet e jetës hidhen,
kurë zemra zëmrës përjetësi i premton,
kurë në fole si dallëndyshe mblidhen,
e afshi i dashurisë I mbulon.


Janë ditët e lumturisë rinore,
të mbushura me afsh perkëdheli,
ndërtohen themelet bashkëshortore,
e lumturia s’njeh më kufi.


Orët që je larg,të token muaj,
e dielli sikur s’don të perëndojë,
kur çdo gjë tjetër të duket e huaj,
përveç dashurisë që gjakun ta vlojë.


Sytë lëshojnë vetëm shigjeta,
nektar që tjetrin turbullon…
Kur buza fton buzën, ta marrë në të vetat,
afshi ngroh shpirtin e dridhej fillon…


Kjo është rinia,dashuri e përjetëshme
mbushur nektar, ëndërra, lumturi,
e fjalët që flet dalin prej zemre,
hej qofsh e bekuar ti moj rini….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT