Nje dite grava e kroit tregonte historine time,si nje çoban i ri per te potisur dhente vinte ne krua dhe pasi
Ulej te shkembi ne ane te kroit ,xamares i binte.
Blegerima e deleve e perzier me tingujt e xamares mbulonte gurgullimen e ujit te kroit.
Perballe ,siper buzes se udhes ishte nje shtepi e vogel e eshte edhe sot,te penxherja nga ana e kroit nje perde
Levizte e pas kesaje perdeje nje zemer dridhej nga melodia e xamares.
-Bariu i binte xamares e shikonte,valle sot do te levizte vetem perdja apo vajza e zemres ne kopesht do te dilte.
I binte bariu xamares ne te ndryshmet melodi e veshtronte, veshtronte valle sot do ta shihte sorkadhen
e tije,eh sikur ne kopesht te dilte.Nje here e shihte ,shume here se shihte e i mjeri bari gezonte me tingujt
e xamares e i bente shoqeri gunes se tije.Vajza sot mund te mos dilte,ca fjale ishin degjuar poshte e perpjete,
qe ky barii binte xamares enkas per kete vajze e syte e botes ruanin.
Melodia vazhdonte:
Dil nje çike ne penxhere
te te shoh moj te dy syte
dil se lulja ime je
dil e bema shpirtin drite.
Delet pine uje u kenaqen
Une i shkreti mbeta i thare
dil lule su be qameti
s’degjon xamaren ne te qare?
Po dole ndrron melodia
Une e delet do gezojme
Qe nga kroi ne penxhere
mijra puthje te dergojme.
Dil si hena del ne qiell
dhe e ben naten dite
dil dhe ti moj pake ne kopesht
dil e bema udhen drite.
Vajza degjonte pas perdes dhe vendosi te dale deri ne kopesht,fundi i fundit ishte kopeshti i saje……Nje kusherire e nenes se vajzes ishte e lidhur me njerzit e çobanit e shpesh edhe enderrat e shtepise se vajzes arrinin taze te njerzit e çobanit.
Nena e vajzes kishte pare enderr:sikur i jati i vajzes (vdekur vite me pare) i doli ne enderr me nje cop leter ne dore dhe nga ulliri ne kopesht keputi nje gjethe e me te shkroi e ja dha nenes se vajzes havase ,merre eshte negjahu (fejesa celebrimi) i vajzes tone me çobanin.
Kjo enderr fluturoi me nje here te njerzit e çobanit te cilet shpejt nisen nje grup prej tre vetash ta rikerkojne vajzen per çobanin e çobani nga ana e tije porositi njerin prej tyre :kur te delni nga shtepia e vajzes ne se pergjigja eshte po vere xhaketen ne nje krah qe ta kuptoj qe u dha fjala.
E keshtu ndodhi kur dolen xhaketa ne nje krah e dha sinjalin e krisen te shtena pushke nga gezimi,çobani me urdher te te jatit vrapoi ne stan per te therur dy shelege se duhej festuar kejo dite.
Thone nje dite cobani i ri u betua po erdhi vajza ne krua,ai krraben e tije do ta varte ne bishtin e harushes
Se madhe.Agimi djali i halles time me tha nje dite qe e kish pare krraben ne bishtin e harushes e me siguroi
Qe ishte ajo e cobanit.
Nga ky cift erdhen ne jete nje vajze si gjeraqine e pese djem si petrita qe jetojne edhe sot e kesaj dite.
Sa here vine ne Konispol vine edhe te shtepia e vogel mbi buzen e udhes nga doli nuse nena e tyre.Thone
qe nuse si ajo te bukur kishte shume vite qe nuk ishte pare ne ato ane.Keshtu thone,une nuk isha atje ato dite.
Vargjet mi tregoi nje dite vete cobani,une vetem i hodha ne kete leter.xamare(fyell)
Kroi i agajt Konispol.SIPER GRAVES SE KROIT KA JETE
