Wednesday, April 8, 2026
BallinaSportNga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ pas Asllanit

Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ pas Asllanit

Sa më shumë afron afati kalimtar i verës, aq më shumë përmendet emri i Fisnik Asllani, sulmuesit të Kosovës që luan për Hoffenheim në Gjermani.

23-vjeçari lakmohet nga klube të mëdha, jo vetëm të Bundesligës, por edhe në Spanjë e Angli.

Barcelona e ka në shënjestër Asllanin, duke e parë atë si një zëvendësues të Robert Lewandowskit. Kjo është një pistë që pëlqehet edhe nga vetë futbollisti, pasi katalanasit janë skuadra e preferuar që nga fëmijëria.

Ka zëra se edhe Premier League mund të jetë një destinacion i mundshëm i sulmuesit, duke pasur parasysh fuqinë financiare të klubeve angleze. Dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Tottenham, e ndjekin kosovarin.

Ka edhe një mundësi qëndrimi në Gjermani, ku së fundi është përmendur Borussia Dortmund. Kjo skuadër po kërkon një sulmues kalibri dhe Asllani shihet si një opsion shumë i mirë për të ardhmen, pasi favorizohet edhe nga mosha.

Për të lëshuar sulmuesin, klubi aktual i tij, Hoffenheim, kërkon të paktën 50 milionë euro, por konkurrenca e fortë mund të çojë në rritjen e kësaj shifre. I sigurt duket fakti se Fisnik Asllani do të ndërrojë ambient në verë dhe me shumë mundësi edhe kampionat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT