Pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 ndaj Inter, Bodø/Glimt u bënë skuadra e parë norvegjeze që kalon një fazë eliminatore në UEFA Champions League që nga riemërtimi i garës në vitin 1992
Jo vetëm kaq – ata janë skuadra e parë jashtë pesë ligave të mëdha të Evropës që fiton katër ndeshje radhazi në një sezon të Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve kundër ekipeve nga Anglia, Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca, që nga Ajax në sezonin 1971/72.
◉ 3-1 vs Manchester City
◉ 1-2 vs Atlético Madrid
◉ 3-1 vs Inter
◉ 1-2 vs Inter
Sulmuesi Jens Petter Hauge ishte protagonisti absolut në këtë seri historike, duke realizuar gjashtë gola – më shumë se çdo lojtar norvegjez për një klub norvegjez në një sezon të vetëm të Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve.
⚽⚽ kundër Tottenham Hotspur
⚽ kundër Borussia Dortmund
⚽ kundër Manchester City
⚽ kundër Inter
⚽ kundër Inter
E pabesueshme.
