Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor njoftoi se Komisioni Europian po çon para projektet hekurudhore që shoqërojnë Korridorin VIII.
Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro, nga të cilat rreth 420 milionë euro do të investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Rrjeti hekurudhor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Detit Jon, duke kaluar përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Linja hekurudhore Rrogozhinë-Kufiri me Maqedoninë e Veriut është segmenti i dytë hekurudhor i Korridorit VIII dhe ka të bëjë me rehabilitimin e së gjithë linjës hekurudhore midis Rrogozhinës dhe Linit (120 km) si dhe ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore 2.8 km nga Lini në kufirin me Maqedoninë e Veriut, me kosto rreth 356 milionë euro.
