Të enjten mbetet ftohtë, në mëngjes vende-vende me borë. Nga e premta jo edhe aq ftohtë gjatë ditës. Të shtunën mundësi për riga lokale shiu.
2.02.2022 – Vransira që kalojnë mbi vend gjatë natës, pritet të mundësojnë reshje të pakta bore orëve të mëngjesit ditën e enjte. Nga dita e premte do të ketë më shumë kthjellime, e gjatë ditës do të mbajë mot jo edhe aq i ftohët. Në fundjavë, të shtunën po paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, derisa ditën e diel më shumë diell.
Sipas parashikimeve të fundit, nga fillimi i javës së ardhshme pritet mot më i butë, me vransira e intervale me diell.
Erërat që fryjnë ditën e enjte edhe ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve ajrore, e përkohësisht indeksi i cilësisë së ajrit të kaloj në vlera të pranueshme. E nga dita e premte nën kushtet e motit më të qëndrueshëm, sërish do të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, me ç’rast edhe indeksi kalon në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
3.02 – Mbetet ftohtë. Kryesisht me vransira paradite, me mundësi për reshje lokale bore. Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.
4.02 – Pjesërisht vranët dhe me ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell, e jo aq ftohtë.
5.02 – Kryesisht me vransira. Ditën priten edhe riga lokale shiu, apo edhe shiu të akullt. Në mbrëmje shkurtimisht reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në borë.
6.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
7.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vransirave.
Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet do të luhaten nga -7C deri në -2C, derisa maksimalet shënojnë rritje në fundjavë deri në 5C e 6C, e ditën e hënë edhe në 10C.
Era do të fryjë edhe mesatare ditën e enjte nga krahu verior, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë edhe mbi vlera normale
