Antony, sulmuesi për të cilin Manchester United pagoi 100 milionë euro në arkat e Ajaxit dhe që synon të jetë pjesë e formacionit titullar të Brazilit në Botëror, ka shpjeguar për “The Players’ Tribune” se ka pasur një fëmijërinë shumë të vështirë dhe dramatike në favelën (lagje e të varfërve në Brazil) “Inferninho” në Sao Paulo, i rrethuar nga kriminelë, gangsterë dhe trafikantë droge.
“Unë kam lindur në ferr. Kjo nuk është shaka. Jam rritur duke shkelur edhe mbi kufoma. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, favela ku u rrita në Sao Paulo quhet në të vërtetë “Inferninho” (ferr i vogël). Nëse vërtet dëshironi të më kuptoni si person, atëherë duhet të kuptosh se nga vij unë. Historia ime. Rrënjët e mia. Inferninho”, shkruan Antony Matheus dos Santos në “Djali nga ferri”.

