Ngazëllim
Sot
ëndrrat u zgjuan herët
po marrin udhë të gjate
S’kish kohē mē për gjumë
tashmē nata qe plakur
brinjësh
Rēnkimeve tē saj
aty s’kanë më zë
Rrëmujshëm
në çantē e shpinēs
në ag fringēllojnë
ngazëllyeshëm
tē hapin sytē e ditēs
Qē i pret të gjallnojnë
shpresën
Sot
ëndrrat kalërojnë me tē katra
tē shalojnë qiejt
V.Kolaveri
