Wednesday, January 21, 2026
BallinaLajmeNgjarje e rëndë në Dragash: Djali dyshohet se ka vrarë nënën e...

Ngjarje e rëndë në Dragash: Djali dyshohet se ka vrarë nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit.

Dyshohet se një person i moshës 30 vjeçare se e ka vrarë nënën e tij.

Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar.

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ai

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT