Sunday, March 22, 2026
BallinaLajmeNgjarje e rëndë në Majac të Podujevës: Një i vrarë dhe dy...

Ngjarje e rëndë në Majac të Podujevës: Një i vrarë dhe dy gra të plagosura rëndë

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra janë në fshatin Majac të Podujevës.

Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar vrasjen e një personi.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi, për “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, Arben Beqiri, shef i Emergjencës në Podujevë, ka konfirmuar se janë  plagosur rëndë dy gra, të cilat siç ka thënë ai janë në gjendje të rëndë.

“Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dy të tjerat janë të plagosura rëndë, në gjendje të rëndë. Janë transferuar për Prishtinë”, ka thënë ai për Kallxo.com.

Reporteri.net ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për këtë rast, por deri nëpublikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT