Më kaploi stuhi përvëluese
Ndjeva përplasjen breg më breg
Shpirti gjakosur hesht e hesht
Për dhimbjen e zemrës s’ka melem
Prehja shpirtrore a ekziston
Apo unë asnjëherë nuk prjetova
Mall, zjarr, nostalgji pa fund
Çmalljen kurrë nuk e shijova
Njëherë, vetëm njëherë pashë lulen duke lulëzu
Për të që u kujdesa aq shumë
U vyshk aq shpejt e ra në tokë
E nga shpirti s’mund ta largoj këtë dhimbje pa fund!
