JEMI TË SHURDHËR DHE MIOP
Jemi të shurdhër dhe miop
Para vedi s’shohim dot
Shpejt harrojmi çdo mirësi
Mbushë janë zemrat xhelozi
Me ne është për tu habitë
Shpejt armikun e bëjmë mik
I harrojmë t’bëmat e tij
Ndërsa vëllaun kemë zili
Të gjithë kemi tash një ves
S’duam kend pa interes
Si ndryshuam shpirt e zemër
Që për të mirë kemi pasë emër
Humbi fjala, humbi besa
Megjithatë na mban pak shpresa
Se do t’kthehemi në traditë
Bujarinë me bukë e kripë
Siç ka qenë gjithëmonë shqiptari
Zemrën t’pastër po si ari!
