Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati -KTHEHU DHE NJËHERË

Nijazi Kastrati -KTHEHU DHE NJËHERË

Në rreze të hënës të kërkova
Që ndriçonin çdo cep të tokës,
Të lutem më trego ku ishe mbrëmë?
Pa ty mu duk fundi i botës!

Në dallgët e detit të kërkova
Vallë mos ndoshta të kishin rrëmbyer,
I qetësova me fjalën e bukur të dashurisë
Ëmbël e qetë për Ty duke u rrëfyer.

Ngado që ty të kërkoja me zemër të thyer
Dhe yjet lartë në qiell mua më shoqëronin,
Nga dhimbja ime per ty që kisha
Dhe ata filluan me mua të rënkonin.

Dikur vonë më mori një gjumë i lehtë
Gjithnjë në ty duke menduar,
Ndërsa ëndërrën e vazhdova përsëri
Në çdo vend për të të kërkuar.

Dikur qafa ime u mbështoll
Me një shami të bardhë që erdhi fluturim
Bashkë me te një porosi e rëndë për mua
-Mos kërko më shumë se ajo ka ikur në amshim.

Më mbërthyen lotët në jastikun tim
Rënkimet e mia sa vinin e shtoheshin,
Vallë ç’është kjo botë që na sjell trishtim
E vitet në vijim vetëm sa rëndoheshin!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT