Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-NJË SHAMI KUJTIM

Nijazi Kastrati-NJË SHAMI KUJTIM

NJË SHAMI KUJTIM
I duket se dhe sot ndjen shushurimën e gjetheve
Si atëherë kur lehtas mbi to shkelje
Fluturimin e zogjëve mbi degë
Derisa frikshëm tek kroi veje.


Majtas e djathtas shikonte syri yt
Me një palë dimi të veshura ngjyrë hiri
Një shami të bardhë e të hollë lidhur në fyt
Kur binte muzgu e perëndonte dielli.


Tek kroi pas ahut të lashtë shekullor
Të priste një çun i ri
Priste çapkënën e tij filiz të hollë
Duke mendua se si të të shpallte dashuri.


Vite të tëra kaluan
Ahëherë kur zemra i rrahte vetëm për ty
Dhe tani shpesh shkon te kroi
Evokon kujtimet kur të shpalli dashuri.
Eh, koha e dashurisë së madhe kishte ikur kaherë

Kur ajo perëndoi një natë me hënë
Babai të përcolli në një tjetër derë
Kur me çunin të zunë te kroi një natë vonë.


Për dashurinë e madhe që kishe
Një shami i përcolle si kujtim
Atë shami që çuni shpesh nxjerr nga xhepi
Kur për dashurinë e madhe të humbur e kaplon një pikëllim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT