RRUGËT E MËRGIMIT
Sa të rënda janë momentet e ndarjes
Përshëndetjet nga zemra shprehur n’përqafim
Lotët të rrjedhin po si shi në faqe
Kur duhej të merrsh rrugën për mërgim.
Rrugën e largët e të rëndë mërgimi
Atje ku duhej të ikësh patjetër
S’mund ta nxjerrësh as hapin me këmbët e ngrira
Koka duke shiku prapa të pat mbetura.
Makina u nis për at rrugë të gjatë
Një sirenë mallëngjyese tejet e lëshoi
Një ofshamë nga shpirti n’at moment e nxore
Syri yt atëherë prap lotin lëshoi.
Ditët në mërgim të duken si vite
Kaloi kohë e gjatë nga kur ike ti
Disa ditë pushimi pak janë në vendlindje
Shpirtit të përvuajtur ti japësh qetësi!
Pas shpine kur e lë vendlindjen e dashur
Prap emocione, shqetësime, mërzi
Për të kalu prap rrugën e mundimshme
Në çerdhen e re ku duhet për t’u kthy!
