TA VEMË GISHTIN N’KOKË
Jo akuza e fjalë rënda
Për të mirën e atdheut
Sjellje të mirë e t’edukuar
Nëse ia doni t’miren këtij dheut.
Gishtin n’kokë të gjithë ta veni
Edhe mendjes pak t’i rrehmi
Nuk është koha e fushatës
Për t’mbledhë vota dhe gjatë natës.
Të gjithë vedit që i thonë burrë
Për vatan o sot o kurrë
Mjaft përçarje e ofendime
Koha është për t’marrë vendime.
Të bashkuar dhe unik
Merrne shtruar e pa panik
Se përçarjet në histori
Na kanë kushtu çdo kush e di.
Të coptuar e të ndarë
Të nënçmuar e përçarë
Mjaft kanë lozë armiqt me ne
Tash na duhet frymë e re!
