Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritNiko Prifti-Jetim,, në dyert e europës,,

Niko Prifti-Jetim,, në dyert e europës,,

Dije, një vend i lulëzuar
Burrëria e fisnikëria anembanë.
Sot ndjej dhimbjen e kafshuar –
Në disa copa na ndanë.

Sot dielli nuk ngroh si më parë,
Me dimra të ftohtë u ndesha.
U rrita jetim, vetëm duke qarë –
Harrova… ka kohë që nuk qesha.

Unë, jetim në zemër të Europës,
Në një komb me shumë vlera,
Me halle mora rrugët e botës –
Sot duan të na mbulojnë me plehra.

Ka kohë që s’e ngre dot kokën,
Vuaj me shpirtin tim të vrarë.
Hap sytë e shikoj botën –
Mua lirinë, zemrën ma kanë marrë.

Shikoj moshatarët e mi,
Krenohen, qeshin e gëzojnë.
Unë me nënë e babë bëj çudi –
Një fis i lashtë, si jetim më trajtojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT