Shqipëri, o Nënë e shenjtë,
n’historinë tënde të rrallë.
Do të jem unë bir i denjë,
do të jem një gur i gjallë.
Ti je Nënë gjithmonë me nder,
ti je toka e larë me gjak.
E pamposhtur je përherë,
je shqiponja mbi bajrak!
Ndaj gjithmonë plot dashuri
do të këndoj në tokën mbarë:
Nëna ime, je ti, Shqipëri,
emri yt më bën krenar.
S’do të pres nga askush tjetër,
të vërë dorë mbi këtë ndërtesë.
Tokë hyjnore, kaq e vjetër,
po ta jap sot ty këtë besë.
Sa t’jen’ dielli edhe hëna,
sa të jetojë kjo njerëzi,
sa t’ketë bij lindur nga nëna,
janë shqiptarët për ty Shqipëri!
